Shtyhet sërish gjyqi për ‘Dosjen 184’, gjobiten avokatët

0

Seancat e të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme locale të vitit 2016 në Dibër, përkatësisht ndaj Nuri Medës, Drini Gjecit, Hasan Hotit dhe Robert Agës, janë shtyrë sërish të martën dhe të mërkurën.

Një ditë më parë ka qenë data e radhës për të akuzuarit Drini Gjeci e Nuri Meda, por nuk është zhvilluar séance gjyqësore pasi këtë herë ka munguar vetë gjyqtari i çështjes.

Séance është shtyrë edhe këtë të mërkurë ndaj ish administratorit të Njësisë Administrative Lurë  Hasan Hoti e ish shefit të komisariatit të Dibrës Robert Aga. Ndryshe nga seanca e një dite më parë, e sotmja është shtyrë për mungesë të palës mbrojtëse.

Ashtu si dy seanca më parë edhe ditën e djeshme gjyqtarja e çështjes ka marrë vendimin për të gjobitur dy avokatët e të akuzuarve të cilët nuk u paraqitën në sallën e gjyqit.

Për shkak të ndarjes së çështjes pasi dy nga katër të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, seancat e radhës do të zhvillohen në fillim të muajit Nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu