Shtyhet sërish seanca ndaj ‘spiunes’ ruse

0

Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetases ruse Svetlana Timofoeva e akuzuar për spiunazh. Gazetarja Edisona Skënderi raporton se pritet që të diskutohet për konkluzionet përfundimtare. Seanca e radhës do të mbahet me 4 Prill në orën 14:00, kur pritet të merret edhe vendimi.

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve. Teksa tentuan që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë ndërsa njëri prej tyre i ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre u arrestuan ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu