Pritet me ankth rinumërim për Bashkinë e Belshit

0

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rihapjen e kutive të votimit për Bashkinë e Belshit. Kujtojmë se kryebashkiaku Arif Tafani fitoi karshi rivalit të tij Bedri Qypi vetëm me 41 vota më shumë ndërsa përmbysja ndodhi veçse në kutitë e fundit. Gjithashtu numri i votave të pavlefshme në këtë bashki ishte i lartë.

KAS, pasi u tërhoq për vendim, me shumicë votash vendosi rrëzimin e anskuesit të subjektit zgjedhor, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me kqyrjen e  provave që janë të gjithë fletët e votimit, të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet për Bashkinë Belsh. Megjithatë, meqënëse kërkesa e subjektit ankimues, ishte bërë në bazë të nenit 136, pika 1, shkronja C e Kodit Zgjedhor, dy anëtarë të KAS, unë dhe Elvis Çefa, i kërkojmë KQZ-së të paraqesë në cilësinë e provës, të gjitha kutitë e votimit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 14 maj për Bashkinë Belsh dhe të gjithë kutitë e votimit që kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë. Seanca për shqyrtimin e këtyre provave do të lihet nesër, 6 qershor, ora 13:30″, u shpreh Ledio Braho.

Përfaqësuesit ligjorë të “Bashkë Fitojmë” kanë paraqitur disa prova, ku sipas tyre, tregojnë që ka pasur parregullsi në votime. Ata thanë se për t’i konfirmuar pretendimet, kanë edhe pamje filmike të shkurtra, të cilat do t’u vendosen KAS-it në dispozicion.

Ndërkaq, KAS-i ka vendosur që të hënën, të bëhet rinumërimi i votave për Bashkinë e Rrogozhinës.

Infoweb Media/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu