Shuhet në moshën 88-vjeçare sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako

0

Shuhet sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako!

Luiza Çako Papa ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Ajo ishte bashkëshortja e ikonës së muzikës operistike Gaqo Çako, dhe nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako.

Ajo la pas një kontribut të vyer në kulturën muzikore, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë.