Shuhet zjarri në Qafën e Llogarasë! Mbi 40 zjarrfikës përfundojnë aksionin në orët e para të mëngjesit

0

Zjarri që përfshiu Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu