Shumë shpejt artistja Parashqevi Simaku do të bashkohet me djalin e saj!

0

Këngëtarja Parashqevi Simaku dhe djali i saj, Luka, do të takohen së shpejti me ish-bashkëshortin e saj, Robert Nolfe, në një takim që është konfirmuar nga biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton në New York. Ilirjani ka bërë të ditur se ky takim është në pritje dhe ka kërkuar ndalimin e kërcënimeve dhe persekutimeve ndaj familjes Nolfe. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe paqes për të gjithë anëtarët e familjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani ka shkruar:

Jam në kontakt të vazhdueshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robertit, djalit dhe Parashqevi Simakut do të ndodhë së shpejti! Po ashtu, kërkoj ndalimin e menjëhershëm të kërcënimeve ndaj familjes Nolfe, përfshirë kërcënimet me vdekje, të cilat po i shkaktojnë dëme serioze Parashqevi Simakut.

Përveç kësaj, Ilirjani ka publikuar një deklaratë të familjes Nolfe, ku ata shprehin se nuk kanë pasur asnjëherë qëllimin të largojnë Parashqevi Simakun nga djali i saj. Në këtë deklaratë thuhet:

Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Kam kërkuar gjithmonë të kuptoj pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet për ta pasur djalin afër.

Kam pasur shqetësime për Lukën, pasi nëna e tij nuk ishte pjesë e jetës së tij.

U mundova ta ndihmoja Robertin në këtë proces, sepse të dy kishin nevojë për mbështetje.

Qëllimi im ishte që Luka të rritej në një mjedis të shëndetshëm dhe të dashur.

I uroj Parashqevisë gjithë të mirat për të jetuar një jetë të lumtur me djalin dhe familjen e saj.

Ky mesazh ka qenë pjesë e një postimi të Elton Ilirjanit në Instagram, ku ai gjithashtu theksoi se e njohja e tij me Parashqevi Simakun ka qenë përmes Robertit, dhe se nuk ka pasur shumë informacion rreth saj përveç faktit që ajo ishte një këngëtare e njohur nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu