Shumë zhurmë për asgjë, Dinamo dhe Vllaznia nuk kanë shënjestër

0

Java e 17-të e Kategorisë Superiore u hap me takimin Dinamo-Vllaznia. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me shifrat 0-0 duke lënë të pakënaqur dy skuadrat që ndërlikojnë disi pozitat në klasifikim.

Në pjesën e parë të sfidës, Dinamo ishte më ngulmuese dhe iu afrua disa herë portës së shkodranëve, të cilët ishin të përgjumur në prapavijë, por edhe në sulm. Në pjesën e dytë Vllaznia fitoi terren, por si Aralica ashtu edhe Mustedanagiç nuk u treguan konkretë.

Me këtë barazim Dinamo shkon në vendin e 7 në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Vllaznia blindon vendin e tretë me 24 pikë.