Shushica dhe Gjinari pa energji elektrike prej më shumë se 14 orësh

0

 

Që prej orës 02:00 të mëngjezit të sotëm, fshatrat e njësive administrative Shushicë dhe Gjinar vijojnë të jenë pa energji elektrike. Mijëra abonentë kanë mbetur pa furnizim për më shumë se 14 orë, duke u përballur me vështirësi të shumta.

Gjatë ditëve të para të vitit 2026, zona e Shpatit ka shfaqur vazhdimisht probleme me ndërprerjet e energjisë. Edhe pse kjo zonë nuk është përfshirë nga moti i keq, paraprakisht dyshohet se shkaku i ndërprerjes është një defekt teknik.