Si do e mundni Ramën? Ish-kryeministri: Fuqia e Sali Berishës buron nga ADN-ja e shqiptarëve

0

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se fuqia e tij buron nga ADN-ja e shqiptarëve. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se protesta e djeshme në shesh, dëshmon se nuk është gabuar ndaj do të vazhdojë te ADN-ja e shqiptarëve për të qënë respektues ndaj tyre.

‘Fuqia e Sali Berishës, e PD-së, nga themelimi i saj deri më sot, do burojë dhe do burojë nga ADN-ja e shqiptarëve. Që nga shtatori deri më sot, unë jam bazuar vetëm te ADN-ja e shqiptarëve. Unë i besoj shumë asaj.
Nga fillimi i shtatorit kur ishim sa jemi sot në këtë sallë deri te sheshi i 7 korrikut, dëshmon se nuk jam gabuar.
Unë prapë do të vazhdoj te ADN-ja e shqiptarëve, duke qenë respektues ndaj miqve dhe partnerëve. Por parësore mbetet ADN e shqiptarëve.’- u shpreh Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu