Si e paralajmëroi një javë më parë Ilir Kulla sulmin e ShBA ndaj Iranit: Bast publik, në mos çështje orësh është çështje ditësh…!

0

Eksperti i sigurisë dhe njohësi i mirë i çështjeve gjeopolitike Ilir Kulla, parashikoi me saktësi goditjen e Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli.

Një javë më parë, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ai bëri edhe parashikimin që dje rezultoi i saktë, ndërsa përveç bombardimeve në Iran, u konfirmua edhe eliminimi fizik i liderit suprem, Ali Khamenei.

“Në ditët e ardhshme do të kemi një sulm të drejtpërdrejtë në Iran. Unë dhe ti mund të vëmë një bast sot, unë them se ata do të godasin”, u shpreh Kulla.

Moderatori Arian Çani u shpreh skeptik dhe dyshues, por Kulla këmbënguli dhe e sfidoi:

“Vëmë një bast publik… Unë them që do goditet!”.

Dhe ndërsa dyshimet për deklaratën vijonin, ai shkoi më tej në një parashikim edhe me ditë për sulmin, teksa gazetari e pyeste se kur do ndodhte.

“Jo, jo, çështje ditësh… Në mos çështje orësh, çështje ditësh…”, u shpreh ai.

Video me pamjet