Si hyri arma në Burgun e Sigurisë së Lartë

0

PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku një i burgosur ka vrarë një të dënuar dhe ka plagosur një të dënuar tjetër. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ajrimit.

Sokol Mjacaj me një armë fillimisht është përplasur me dy të dënuarit, ndërkohë që më pas ka qëlluar me armë. Por ajo që bie në sy është se si është futur arma në burgun e Peqinit, që është institucion i Sigurisë së Lartë. Dyshohet se arma është futur me dron në burg.

Ende nuk dihet se si kjo armë u ka shpëtuar gardianëve të burgut, duke qënë se ky burg konsiderohet si Burg i Sigurisë së Lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu