Si i shohin foshnjat e porsalindura prindërit e tyre?

0

Shumë nga ju ndoshta e keni menduar se si na shohin të porsalindurit kur shqisat e tyre nuk kanë marrë ende zhvillimin e tyre të plotë.

Madje mund të themi se disa prindër nuk e dinë se kur është momenti kur fëmija fillon të kuptojë emocionet e tyre.

Në një studim nga Universiteti Psikologjik i Oslos dhe Uppsalas psikologët kanë shqyrtuar reagimet e foshnjave dy deri në tri ditëshe.

Sipas rezultateve, maksimumi i distancës për një të porsalindur për të dalluar nëse je i lumtur apo i mërzitur është 30 centimetra. Nëse distanca rritet në 60 centimetra apo më shumë, imazhi që sheh fëmija është thjesht i mjegullt.

Psikologët përdorën video në të cilat kishin fokusuar fytyra që ndryshonin në mënyrë konstante ndjeshmërinë emocionale. Reagimet e të porsalindurve ishin një indikator nëse ata mund të dallonin ndryshimet mes buzëqeshjes dhe acarimit.

Në përgjithësi për distanca më të vogla se 30 cm saktësia ishte më e madhe. Megjithatë, të dallosh emocionet nuk do të thotë që mund t’i kuptosh ato, aq më pak kur është fjala për të porsalindurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu