Si ndodhi ngjarja tragjike në Tiranë, në liqen u futën 6 fëmijë, 2 prej tyre nuk dolën dot nga uji

0

Tiranë- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë pasdite në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku janë mbytur dy të mitur.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, ku 4 kanë dalë nga uji, ndërsa 2 të tjerë jo.

Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve. Ndërkohë, priten edhe prindërit për të marrë të dhëna mbi viktimat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Dyshohet që të miturit janë nga zona e Kombinatit. InfowebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu