Si një skenë në ‘Home Alone’ tregon si funksionojnë vaksinat

0

Një skenë nga “Home Alone” u përdor për të treguar në mënyrë të thjeshtë se si funksionojnë vaksinat.

Videoja u publikua nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg – e cila është pjesë e Johns Hopkins University, një nga institucionet akademike më prestigjioze në botë – dhe tregon fuqinë e vaksinave dhe dozave përforcuese.

Videoja fillon me Kevin McCallister në “rolin” e vaksinës, i cili godet dhe rrëzon Marv, i cili është etiketuar si varianti Delta. Harry, i shënuar si Omicron, i shmanget vaksinës, por jo goditjes së dytë (dozës përforcuese).

“Mbani mend: Të qenit i vaksinuar dhe doza përforcuese është mënyra më e mirë e mbrojtjes kundër sëmundjes së rëndë nga Covid-19,” shkruan Johns Hopkins.

https://twitter.com/JohnsHopkinsSPH/status/1473337475045199873

“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta,” tha të hënën, për Reuters, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Dhe ka më shumë gjasa që njerëzit e vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19 të infektohen ose të riinfektohen.”

Ekspertët rekomandojnë që personat e pavaksinuar të bëjnë vaksinën, ndërsa ata që janë plotësisht të vaksinuar duhet të marrin parasysh dozën përforcuese për të qëndruar të mbrojtur gjithashtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu