‘Si nuk të vjen zor që zihesh me një grua’, ndërhyri për të shuar sherrin poshtë pallatit, mësuesi model gjen vdekjen në Tiranë

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në Tiranë, ku një 56-vjeçar u godit për vdekje nga fqinji i tij.

51-vjeçari, me profesion mësues, u vra me grushta nga fqinj i tij, vetëm pse guxoi të mbronte një grua. Gjithçka nisi kur Nikolin Staka, me origjinë nga Laçi, por banues në Tiranë, dëgjoi një sherr poshtë pallatit të tij.

Nga kati i dytë i banesës, mësuesi që kishte jetuar edhe në Belgjikë, nga ku ishte kthyer një muaj më parë, pa shtetasin Alban Meneri që po debatonte me një grua për shkak të një parkimi.

“Si nuk të vjen zor që zihesh me grua,” i ka thënë 56-vjeçari Staka.

Por 51-vjeçari Meneri e ka thirrur të zbresë poshtë. “Hajde se ta tregoj unë,” ka qenë sfida.

Sapo Staka ka zbritur poshtë, është përballur me furinë e grushtave nga ana e Menerit. Ky i fundit e ka goditur kryesisht në fytyrë dhe qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda në laring.

Pas sherrit, Meneri është larguar, kurse Staka është kthyer në banesë, ku ka gjetur vdekjen nga hemorragjia e rëndë. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili do të përballet me akuzën e plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu