Si ra Safet Bajri në duart e RENEA-s? Nga fletëthirrja për marrjen e ADN tek komunikimi i akuzës…

0

Detaje të reja nga arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër.

Në fillim Bajrit iu dërgua fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe ti merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar.

“Nisur nga kjo, Safet Bajrit i është thënë se duhet të paraqitej në policinë e Shkodrës ku do ti merrej ADN dhe ai ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Tahiraj.

Në pritje të marrjes së ADN, në ambientet e policisë së Shkodrës kanë mbërritur forcat e  RENEA-s të cilat e kanë shtrirë në tokë dhe i kanë vënë prangat për ta transportuar drejt Tiranës ku dhe iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018”.

SPAK ka dhënë masa sigurie “arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilanin.

Sipas SPAK, ekzekutimi i Fatbardh Licit ka ardhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës.

Boran Bërcana u vra në 15 korrik 2018 bashkë me partneren Silvi Ndoci.