Si reagoi, Alibeaj flet për Presidentin, një përson ulërët me të madhe për SHBA-të: Çfarë ndodhi te Kryesia e Kuvendit

0

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj shpjegonte se maxhoranca nuk mund ta zgjedhë Presidentin vetëm me votat e saj për shkak se brenda ka deputetë “të zgjedhur me mbështetjen e non gratave” duke përmendur Tom Dodhin dhe Aqif Rakipin, një person që po kalonte aty pranë nuk i kurseu falenderimet publike për SHBA-të.

“Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Yuri Kim që po na i fut në burg politikanët dhe ministrat e korruptuar”, bërtiste ai duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve aty, përfshirë Alibeajn.

“Epo populli duhet t’i dëgjojë këto arsyetime (mbi Presidentin sh.r)”, tha Alibeaj.

Si zgjidhet Presidenti?

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra sëfundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota.
Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu