Si ta kuptoni sipas gjuhës së trupit se po ju gënjen dikush?

0

Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë truk magjie për të qenë shumë të sigurt nëse dikush po na gënjen apo jo, megjithatë “gjuha e trupit” shpeshherë tregon më tepër seç mund ta mendoni dhe shenjat janë këto:

– Ndryshim nga sjelljet normale dhe të përhershme;

Duke qenë se mendohet që ti e njeh mirë atë person, nëse te sjellja e tij/saj vë re ndryshime ose “vese” të reja, mund të jetë një tregues për të dyshuar – ama jo domosdoshmërisht që po të gënjen, por është momenti të tregohesh pak më tepër i/e vëmendshëm/e.

– Lëvizje e vazhdueshme e shikimit dhe shpërqëndrim;

Nëse kur flet me personin tjetër, kur e pyt për diçka dhe vazhdimisht lëviz sytë duke shmangur shikimin me ty, mund të jetë një tregues që po fsheh diçka – përveç rasteve kur këtë mënyrë sjelljeje mund ta ketë pjesë të tij/saj kur është duke u menduar, anabelmagazine.

– Nuk ka qëndrueshmëri në balancën e trupit ose përkul shpesh kokën;

Kjo vihet re në rastet kur gjatë bisedës ai/ajo lëviz me trup sa para-mbrapa ose përkul kokën para duke treguar siklet, pasiguri në fjalët që po thotë dhe atë që po mendon të shprehë.

– Pulitje sysh më tepër se zakonisht;

– Fillon të prekë hundë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu