Si të parandaloni virozat e stinës

0

Për të shmangur virozat e stinës ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini se zgjedhja e dietës së duhur ka një efekt i fuqishëm. Zef Gjeta ndau disa këshilla për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se si t’i parandaloni dhe kuroni virozat. Ai tha se është e rëndësishme ndjekja e regjimit të duhur ushqimor por rekomandoi gjithashtu konsumin e qumështit dhe propolisit të bletës.

“Kur kemi etje, të pimë më pak se një gotë ujë, të bëjmë pak pauzë deri në gjysmë ore dhe më pas të pimë pjesën tjetër. Përveç çajrave, një element tjetër që tashmë përdoret është dhe qumështi i bletës. Nuk duhet përdorur nën moshën 2 vjeç dhe as për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kancerogjene pa këshillën e mjekut. Për fëmijët rekomandohet një shiringë 10 cc. Përdoret për të rritur imunitetin, por doza tek të rriturit duhet të jetë trefish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu