Vrasja e dyfishtë në Elbasan/ GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjes dhe të tjerëve

0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për  vrasjen  dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, pasi janë ndaluar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Kujtojmë se Ardjan Çapja u arrestua në mars të këtij viti. Ndërsa në maj u vu në pranga në Dubai, nipi i tij Florenc Çapja, pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir. Ishte dëshmia e Ervis Bardhit të penduarit të drejtësisë që çoi në arretsimin e Çapjave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu