Si u arrestua britaniku që vëzhgoi Nikulajn? Zbulohet skeda kriminale e Stephen Hunt

0

Mediat e huaja kanë zbuluar detaje nga arrestimi i një prej britanikëve, që akuzohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Policia në qytetin Bristol në jug-lindje të Anglisë, së bashku me disa oficerë të NCA, trokitën në derën e Steven Hunt mëngjesin e së shtunës. Ora shënonte 02:30 momenti kur e prangosën bazuar në Kartelën e Kuqe të Interpolit.

Steven Hunt 49 vjeç kërkohet të ekstradohet në Shqipëri si pjesë e skuadrës vëzhguese në vrasjen në bashkëpunim, të 19 prillit në Shëngjin të Ardian Nikulajt.

Steven Hunt banues në Bristol, nuk ishte një emër i panjohur për policinë lokale të e Avon dhe Somerset.

Duke i referuar skedës personale në prokurorinë angleze CPS, gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, sjell të shkuarën problematike të Hunt.

Historia e tij me krime të një rrezikshmërie jo të lartë, nis në vitin 1999 kur gjykata Bristol Magistrates Court e dënoi atë me 18 muaj burg, kthyer në shërbim prove për dëmtime kriminale dhe sjellje abuzive.

E njëjta gjykatë në vitin 2005 i dha një dënim përmes këshillimit për “kundërshti dhe rezistencë” ndaj arrestimit të policisë.

Po ashtu skeda e tij penale tregon se në tetor të vitit 2014 është gjobitur nga gjykata për kundërshtim me forcë të arrestimit pasi ishte në gjendje të dehur. Steven Hunt është baba i dy fëmijëve 18 dhe 15 vjeç. Në të shkuarën ka punuar si shofer kamioni dhe momentin e arrestimit rezultonte si i papunë.

Kur u paraqit në gjykatën e ekstradimeve në Londër Steven Hunt përmes avokatit ofroi një garanci financiare prej 1000 stërlina për t’u liruar me kusht. Gjykatësja Neeta Minhas e refuzojë aplikimin për lirim me kusht.

Steven Hunt, Edmond Haxhia dhe Thomas Mithan do të paraqiten përsëri përpara gjykatës së ekstradimeve të premten e 5 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu