Si u bënë 3 min në 30, Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave për vonesë te Don Bosko

0

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ka reaguar zyrtarisht pak më parë në lidhje me akuzat e dy portaleve se ambulanca u vonua 30 minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes ku pasditen e djeshme humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Drejtori i Urgjencës, Skender Brataj ka sqaruar opinionin publik se ambulanca ndryshe nga sa u raportua në media sipas tij ka mbërritur në vendngjarje për vetëm 3 minuta.

Komunikatë për mediat nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore:

SI U BËNË 3 MINUTAT E URGJENCËS MJEKSORE, NË 30 MINUTA TË JOQ-SË DHE SYRI.NET!!

Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve.

Pranë Njësisë së Koordinimit sapo mbërriti telefonata nga policia është nisur drejt ngjarjes autoambulanca e parë ku mjeku ka konstatuar se njëri nga personat ishte pa shenja jete. Duke qenë se nuk kishte më urgjencë mjerksore është detyrë e policisë së shtetit të verifikojë provat dhe më vonë të urdhëroj largimin nga vendi i ngjarjes së trupit të viktimës.

Kronologjia e ngjarjes vijon si më poshtë.

Ambulanca e parë:

Ora 16.13 ka mbërritur telefonata nga policia e shtetit.

Ora 16.14 është kaluar telefonata ekipit të terrenit. Ora 16.16 ekipi është në vendngjarje dhe mer një pacient të dëmtuar me kod të kuq dhe e shoqëron në spitalin e traumës.

Mbërritja në spital në orën 16.19.

Ekipi i ambulancës së parë njofton se duhen dy ambulanca të tjera dhe për këtë arsye nisen dy ekipe të tjera.

Ora 16.22 nisja e tyre.

Ora 16.26 mbërritja në vendngjarje.

Ora 16.30 mbërritja në spital e pacientit të dytë.

Ndërkohë njoftojnë se një pacient është transportuar nga një ambulanc e një spitali privat. QKUM nuk ka dijeni kush e ka njoftuar dhe çfarë oraresh ka kjo ambulanc.

Nga thirrja e parë në orën 16.13 deri në mbërritjen në vendngjarje kanë kaluar vetëm tre minuta. Përgjigja e ekipeve ka qenë sa e shpejtë edhe efikase me një standart bashkëkohor.

Bashkëngjitur është dokumentimi i këtij misioni!

NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!

Dr.Skender Brataj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu