Si u përfshi nga flakët gjigante servisi në Kavajë? Infoweb sjell detajet

0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë sot një zonë në afërsi të qytetit Kavajë.

Infoweb mëson se në fillim zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre. Por më pas, flaka ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë edhe një servis makinash. Për pasojë disa automjete janë djegur.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe zjarrfikëset.

Zjarrfikëset bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve duke mos lejuar përhapjen e tij në zonën e banuar përreth.

Infowebtv ndoqi hap pas hapi rastin në fjalë dhe ky rast tregon se një pakujdesi e vogël siç ishte ndezja e shkurreve apo barit në arat aty pranë, mund të shkaktojë zjarre me pasoja tragjike.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu