Si u përfshi rastësisht në masakrën e Fushë Krujës miku i Brilant Martinajt, 36-vjeçari ishte në pritje të fëmijës së dytë, u qëlluan kur lëviznin me mjetin e tij të pa blinduar

0

Brilant Martinaj ishte një mjet me Vatën, e rrugës ka takuar Besmir Hoxhën.
Zbardhen të tjera detaje nga masakra e trefishtë në Fushë Krujë, ku u vravë brenda një makine tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Mësohet se Brilant Martinaj ishte një mjet me Vatën, e rrugës ka takuar Besmir Hoxhën. Këtij të fundit i ka kërkuar që ta shoqërojë deri te servisi, në zonën e Tapizës, ku kishte çuar një makinë për ta riparuar.

Mësohet se Besmir Hoxha është baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë. Por fatkeqësisht nuk do t’i shohë teksa rriten.

Ç’ka ndodhur në Fushë Krujë?

Dy ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu