Si u vra babai i tre fëmijëve, Lekstakaj po dilte nga marketi, kishte blerë një pije freskuese

0

LEZHË- Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve, është personi që është vrarë në atentat pasditen e sotme. I ndjeri, të cilin e njihnin me emrin “Toli”, është qëlluar teksa po dilte nga një market në Balldren, ku kishte blerë një pije freskuese.

Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.

Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje tregojnë një hakmarrje mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu