Trupi i pajetë i një 25-vjeçari u gjet i vdekur brenda automjetit të tij në fshatin Babicë të Vlorës.
Ishin qytetarët ata të cilët lajmëruan policinë , pasi identifikuan një person të plagosur brenda një automjeti në aksin Vlorë-Babic, rreth orës 07:35 të mëngjesit të sotëm
Uniformat blu pas mbërritjes në vendngjarje kanë konstatuar se një 25-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende është vrarë me armë zjarri. Dyshohet se viktima ndodhej prej disa orësh i vdekur në makinë.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me një vetëvrasje. Burime bëjnë me dije se në trupin e viktimës është gjetur vetëm një plumb.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.