Si vinte me kuti ushqimesh kanabisi nga Tajlanda dhe SHBA në Elbasan (FOTO)

0

TIRANË- Dy grupe kriminale të trafikut të drogës janë goditur në 24 orët e fundit në Tiranë. Nga operacioni antidrogë janë arrestuar 3 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Dy grupet trafikonin kanabis nga SHBA dhe nga Tajlanda në Shqipëri nëpërmjet shërbimit postar. Anëtarët e grupit mësohet se e fshihnin drogën në kutitë e ushqimeve.

Nga fotot ë publikuara duken kutite e ushqimit kinez, noodles. Po ashtu, është zbuluar se një pjesë tjetër është gjetur në një pako që përmbante fara për tapet. Policia ka sekuestruar 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan. Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga Ermal Halili, Bruno Lila, si edhe një 17-vjeçar ndërsa u shpallen në kërkim 3 të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu