Siguria në burgje, SHBA sjell në Shqipëri pajisjen me vlerë 340,000 dollarë! Për çfarë shërben

0

Ambasada e ShBA në Tiranë i dorëzoi dje pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë (DPBSH), të cilat do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të burgosurit, vizitorët dhe oficerët e burgjeve.

Pajisjet e dhuruara do të përmirësojnë edhe aftësitë e inteligjencës dhe të shkëmbimit të informacionit për të luftuar terrorizmin dhe radikalizimin. Zyrtarët amerikanë dorëzuan pajisjet e dhuruara kompjuterike, artikuj të sigurisë dhe softuer analitik.

Që nga viti 2023, ICITAP i Departamentit të Drejtësisë së ShBA ka mbështetur DPBSH-në duke ofruar pajisje, trajnime, këshillime dhe udhëzime për të përmirësuar kapacitetet analitike dhe të inteligjencës korrektuese të saj. Kjo ka çuar në krijimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese, e cila përmirëson aftësinë e DPBSH-së për të luftuar aktivitetet kriminale dhe kërcënimet terroriste, lehtëson ndarjen e informacionit me sistemin e drejtësisë penale të Shqipërisë dhe mbështet përpjekjet për rehabilitim dhe riintegrim.