Simpatizanti i PS ndahet papritur nga jeta, Erion Braçe mesazh ngushëllimi: E njoha dy muajt e fundit, më hapi derën e shtëpisë!

0

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një mesazh ngushëllimi në këtë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, vetëm 5 ditë larg ditës kur shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Një simpatizantë i Partisë Socialiste, Ismail Haroku është ndarë papritur nga jeta.

“Ismail Haroku ishte nje burre; nje baba, nje gjysh, nje vella! Nje shok e nje mik besnik, fjaledhene e fjalembajtur; Eshte burri perballe meje ne kete foto! I qete, paqesor, i kthjellet, fjalepak, fjalemire, i drejte, i ndershem, solidar, punetor, i zoti; Per te gjitha keto shok e mik i shume shume njerezve me te cilet jeta e njohu e ai i mbajti per gjithe jeten;

Une e njoha vec tani, dy muajt e fundit; Me hapi deren e shtepise se tij tek 1 MAJI, bashke me zonjen me priten aty ne shtepine e tyre-bujarisht; Me mbeshteti pafund pafund jo vec me familjen e tij, por me kedo qe njihte e jeta ja solli prane vetes; Ishte e u be me shume se nje shok ekipi-nje luftetar i perditshem per te miren”, shkruan Erion Braçe.

Deputeti socialist dhe një nga drejtuesit e grupit të PS në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit, thotë se Ismaili është shuar mbrëmjen e djeshme, në krahët e zonjës së tij me të cilën ndau një jetë. Për familjen e tij të vogël dhe atë të madhen socialiste, Braçe shkruan se ikja e Ismailit ka lënë një boshllëk të madh.

“Ismail Haroku u shua dje ne mbremje, krah zonjes se tij, me te cilen ndau nje jete tere! Shuuuuuumeeeeee para kohe e duke krijuar nje boshllek shume shume te madh; Per familjen e tij te vogel e familjen e tij te madhe; Per ne, miqte e vjeter e te rinj-lagjen e tij qe e donte dhe e respektonte aq shume!

Te qofte i lehte dheu ne gjoks Ismail! Te jam shume shume mirenjohes per gjithcka! Ngushellime zonjes, djemve, vellezerve dhe gjithe te dashurve, miqve e shokeve te shumte”, përmbyll politikani socialist Erion Braçe.