Simptomat e sëmundjeve në veshka që nuk duhet t’i neglizhoni

0

Një pjesë e madhe e njerëzve i neglizhojnë dhe nuk i kuptojnë në kohë simptomat e para të sëmundjeve të veshkave dhe të sëmundjeve të tjera në tërësi.

E rëndësishme është që simptomat të kapen në fazën e duhur.

Më poshtë ju tregojmë disa nga simptomat e mosfunksionimit të veshkave:

Rritja e presionit të gjakut:

Kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.

Probleme me përqëndrimin:

Kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqëndruar, dobësim të sistemit imunitar etj.

Kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.

Ënjtje në trup:

Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu