Një incident mes tifozëve dhe forcave të rendit ka përfunduar me një të shoqëruar në polici, gjatë ndeshjes mes Kastriotit dhe Elbasanit.
Policia e Krujës njofton se shtetasi 30-vjeçar me inicialet A.B ka qëlluar me bidon plastik punonjësin e policisë.
Kur ky i fundit e ka konfrontuar, personi në fjalë ka nisur ta ofendojë me fjalë banale. Në momentin që polici ka tentuar ta shoqërojë, kanë ndërhyrë tifoza të tjerë duke e penguar.
Për këtë arsye, janë thirrur forca policore shtesë, të cilat kanë kryer shoqërimin e 30-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.
Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.