Situata e krijuar nga moti i keq në qarkun e Elbasanit. Akset problematike

0

 

Raport nga Shtabi i Emergjencës i Prefekturës

Në qarkun Elbasan kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar.
Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave në Pishkash në aksin Elbasan-Qafëthanë dhe firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës dhe është në gadishmëri aktualisht. Qarkullimi në 2 akset nuk është ndërprerë.

Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikës së rrezikut.

Niveli i përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie. Edhe përrenjtë e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë gadishmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu