Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet kritike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme që përshpejtojnë përhapjen e flakëve, duke shkaktuar dëme të mëdha në biodiversitetin shqiptar.
Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë raportuar sot, më 16 Gusht, për operacionet antizjarr dhe ngjarjet e fundit. Sipas njoftimeve të fundit, janë raportuar dhe po punohet për shuarjen e 29 vatrave të zjarrit. Nga këto, 15 janë shuar, ndërsa 14 janë ende aktive.
Vatrat më problematike janë në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat, në Prespë të Korçës, Bolotek dhe Tërnovë në Dibër. Në terren janë angazhuar qindra forca të ushtrisë, policisë, zjarrfikëses, specialistë të pyjeve dhe autoritete vendore.
Ndihma ndërkombëtare është në dispozicion gjithashtu, me avionë nga Rumania dhe helikopterë që po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe përpjekjet për të kontrolluar dhe shuar flakët po vazhdojnë intensisht.