Situata e zjarreve/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve, prej tyre 6 vijonë të jenë aktive

0

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin raportohen nga Ministria e Mbrojtjes se ka pasur 19 vatra zjarri, ku prej tyre vetëm 6 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 15 të tjera janë arritur të izolohen.

Vatrat të cilat janë aktive raportohen në: Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej 3 ditësh, në sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe terren malor që ka djegie brënda vatrës. Ditën e sotme janë angazhuar forcat Administratës së Zonave të Mbrojtura; Bashkinë Mat, në fshatin German, në një sipërfaqe pylli me pisha dhe lis në afërsi të Parkut Kombëtar të Qafshtamës, i cili është aktivizuar që me datë 1 të muajit Gusht. Janë angazhuar në shuarjen e vatarve forcat e Bashkisë Mat të mbështetur nga Forcat e Armatosura.

Situata tashmë është drejt përmirësimit dhe pritet ditën e sotme të arrihet shuarja e vatrave të mbetura;Bashkinë Durrës, Vijon zjarri i rënë me datë 19 korrik në fshatin Shetaj, i cili përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur rindezje të vatrave qofshin këto nga pakujdesia apo të qëllimshme.Edhe ditën e sotme vijon puna me mjete dhe gërmuese për të hapur rrugën në mënyrë që të arrihen vatrat nga forcat operacionale dhe të kryhet shuarja përfundimtare e tyre; Në bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Skuraj dhe Malin e Bardhë, intesiteti i të ciave është i ulët. Ditën e sotme vijojnë angazhimin strukturat e bashkisë Kurbin për shuarjen përfundimtare të tyre; Mbrëmjen e djeshme jemi njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Bulshat të bashkisë Mirditë, në të njëjtën zonë të fikur disa ditë më parë. Shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjeherë duke ruajtur perimetrin e sigurisë së zjarrit në mënyrë që të mos shfaqej rrezik ndaj banesave. Operacioni për shuarjen e vatres së zjarrit vijon nga forcat zjarrfikëse dhe forcat e Bashkise; Ditën e sotme është raportuar per nje vater zjarri ne fshatin Rehove te Bashkise Polican, ne sipërfaqe pyjore, per te cilen jane angazhuar menjehere forcat e shërbimit zjarrfikes.

Nsërsa vatrat e zjarrti të cilat janë shuar janë konkretisht: në fshatin Shqath, bashkia Dibër, në fshatin Shahinaj, bashkia Shijak, në fshatrat Dragobi dhe Bushat të bashkise Tropojë, në fshatin Shkjezë, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Nartë, bashkia Vlorë, në fshatin Kalivaç, bashkia Memaliaj, në fshatin Dëshiran, bashkia Belsh, në fshatin Drizë, bashkia Kuçovë, në fshatin Karbunarë e Vogël dhe Konjat të bashkisë Lushnje, në fshatin Shtiqën, bashkia Vau I Dejes, ne fshatin Selcë, bashkia Maliq.

Gjatë operacioneve të shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 342 forca operacionale, të Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe jane angazhuar 35 mjete zjarrfikëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu