
Në deklaratë ata zotohen për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës, por nuk cilësuan sa do të ishin donacionet e tyre. Duka i Sussex i cili ka ka kryer 10 vjet shërbim me ushtrinë britanike me dy misione në Afganistan, kishte kërkuar më herët që veteranët britanikë të luftës atje të kontaktojnë me njëri-tjetrin për të ofruar mbështetje.
Në deklaratën e Harry e Meghan thuhej: “Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndiejmë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë”.
“Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën”- vijon më tej Duka i Sussex.
Por çifti pati dhe kritika nga një ekspert mbretëror i cili e quajti atë “një përpjekje tjetër për të krijuar një familje mbretërore të zgjuar alternative” dhe nga përdoruesit e mediave sociale të cilët e quajtën deklaratën “publicitet të paqartë’ , ‘fjalë boshe” dhe thanë se ishte “e parëndësishme.