Situata në PD, Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës

0

Gazment Bardhi nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur se do të thërrasë në një takim të gjithë deputetët e opozitës pa asnjë përjashtim.

Bardhi thotë se vendimin e merr në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, në nisje edhe të sesionit parlamentar.

“Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare”, shprehet Bardhi.

Ndër të tjera Bardhi shprehet se pavarësisht qëndrimeve dhe mendimeve individuale të çdo deputeti për zhvillimet brenda PD-së, kjo nuk duhet t’i pengojë ata për t’u bashkuar dhe unifikuar kundër keqqeverisjes së Ramës.

“Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë. Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”, shprehet Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu