Situata nga përmbytjet në Shkodër: Ende në ujë 3400 ha tokë

0

Vijon të jetë problematike situata nga përmbytjet në Shkodër. Sipas të dhënave të bëra publike nga bashkia Shkodër, në këtë qark ende janë nën ujë 3400 ha tokë bujqësore.

Ndërkohë hidrometri në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe luimin Drin ka shënuar rënie të nivelit të ujit. Njësia Administraive Ana e Malit vijon të ketë problemet më të mëdha. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm  dhe kalohet me makina ushtrie. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 50-60cm.

Njoftimi i plotë:

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 18.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.37 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.80 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 13cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3400 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 720 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 2540 Ha
  3. Grurë 65 Ha
  4. Bimë Dekorative 47 Ha
  5. Pemtore 25 Ha
  6. Serra 3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm (kalohet me makina ushtrie).
  2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 50-60cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1100 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 840 Ha
  • Grurë 15 Ha
  • Pemtore 15 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha

6.90 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

  1. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
  2. Shumë garazhe e stalla bagëtish janë të përmbytura në fshatin Obot.
  3. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.
  4. Varkat e ushtrisë F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu