KRUJË– Qytetarët e Krujës të cilët ndodhen të shtruar në spital nuk kanë marrë ende ujë të pijshëm. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga deklarata e prefektit të Durrësit, Roland Nasti, i cili tha se Kruja do të furnizohej falas me ujë të pijshëm, ende nuk duket asgjë.
Nuk dihet arsyeja e vonesës së këtij furnizimi, por sa më shumë orë që kalojnë aq më e vështirë është jetësa për qytetarët në një vend ku uji i rrjetit po hetohet pasi dyshohet se solli helmimin e mbi 300 personave.
Situata alarmante u raportua një ditë më parë. Rreth 370 persona, gra e fëmijë kanë mbushur shtretërit e spitalit të Krujës pasi janë helmuar. Ata kanë të vjella, diarrë dhe simptoma të tjera helmimi. Ajo që dyshohet se ua ka shkaktuar është uji i rrjetit. Në falt Ujësjellësi i Krujës u inagurua nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së 25 prillit, por me ujë të marrë nga Tirana.