Një stuhi e fortë shiu ka bërë që uji të vërshojë në rrugë në fshatin Zemblak të Korçës.
Pamjet nga një video e siguruar nga Infoweb Media shfaqin dallgët e tërbuara që marrin gjithçka përpara në rrugën e fshatit.
Dëmet materiale duken të konsiderueshme.
Megjithatë fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
Gjatë këtyre ditëve, rrebeshe dhe stuhi shiu kanë përfshirë mjaft zona të vendit duke shkaktuar dëme të mëdha në dru frutorë dhe të mbjellat e stinës në bujqësi.
Më të dëmtuar janë fermerët mbijetesa e të cilëve varet direkt nga këto prodhime. Infoweb Media