Situatë e rëndë në Greqi, sot 1667 raste të reja dhe 98 viktima nga koronavirusi

0

Situata e keqe epidemiologjike që mbizotëron në Greqi vijon që të reflektohet në numrin e të vdekurve dhe të intubuarve.

1667 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërsa numri i viktimave është 98 duke e çuar në total numrin e fataliteteve nga fillimi i pandemisë në 2804.

612 qytetarë grekë janë të intubuar në spital. Mediat greke shkruajnë se shifrat nuk justifikojnë mbylljen.

Disa ditë më parë, Greqia filloi transferimin e të shtruarve nga spitalet e veriut të vendit për në Athinë dhe gjetkë ku ka ende kapacitete të pashfrytëzuara.

Zonat më të prekura janë ato të Selanikut deri në kufi me Turëinë, ku numërohet numri më i madh i rasteve pozitive.

Gjatë ditës së djeshme, mediat greke njoftuan për zgjerim të kapaciteteve të varrezave në Selanik dhe qytezat përreth për shkak të numrit të madh të të vdekurve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu