Situate kritike në Dropull/ Zjarri masiv i afrohet banesave, 3 fshatra në rrezik, kërkohet ndihma e helikopterit nga Greqia

0

Situate kritike e zjarreve në Dropull.

Flaket e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se era e fortë ka avancuar flakët që po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit.

Zjarri është gati 100 metra larg zonës se banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrfikëse dhe banoret e këtyre fshatrave si dhe vullnetare te zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrijë një helikopter për të shuar zjarret që mos tu afrohen banesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu