Situatë kritike në Shëngjin, policia kërkon evakuimin e të gjithë pushuesve

0

SHËNGJIN- Situata e zjarrit në Lezhë ka arritur pikën kritike.

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave

Zjarri tashmë është ngjitur me objektet dhe ka djegur dy bare në plazh pasi era po zhvendosë degë te djegura dhe po përparon me shpejtësi.

Tashmë ka mbërritur edhe policia, e cila ka urdhëruar evakuim të plotë nga zona për të gjithë pushuesit dhe banorët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu