“S’jemi çift akoma”- Einxhel Shkira dhe Dj Dagz flasin për marrëdhënien e tyre

0

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë çifti më i ri i Big Brother Vip. Fillimisht ata hezituan që të krijonin një marrëdhënie në shtëpinë e famshme, por pas një puthje të shkëmbyer në krevat u “thyen akujt” mes tyre dhe u shfaqën në momente shumë intime e romantike në jakuzi, ku s’mungonin përqafimet e ledhatimet.

Megjithatë, Einxhel Shkira vazhdon të jetë akoma e lëkundur për vendimin e marrë. Teksa fliste me aktoren Monika Lubonja, u shpreh se Dagz e bën të ndihem shumë mirë por do kishte dashur që të ishte përmbajtur në raport me të.

“Jam e lumtur, ia kaloj mirë me të. Më bën të ndihem shumë mirë, që në fillim. S’kam dashur të ndodhë kjo gjëja këtu, mendoja që e kisha në dorë këtë pjesë. Mendoja kur të dilnim jashtë”, tha moderatorja.

Ndërsa gjatë një bashkëbisedimi me Dagz, dyshja u shprehën se nuk janë çift por “banorë-banorë”.

Dj Dagz: S’jemi çift akoma

Einxhel Shkira: E di

Dj Dagz: Apo jemi?

Einxhel Shkira: Jo

Dj Dagz: Banor, banor (qeshin). Njerëzit kur të vijë dita të martohen, do pyeten a jeni gati të jeni banorë banorë?

Einxhel Shkira: Dita me u martu?

Dj Dagz: Po.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu