“S’ka pasur lidhje dashurie me vajzën”, familjarët e çobanit që dyshohet për vrasjen e Martin Çeço: Makina është…

0

Familjarët e bariut, Bleti Angjo, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, mbytën dhe hodhën në rezervuar 26-vjeçarin Martin Çeço, kanë mohuar faktin se ai mund të ketë pasur lidhje dashurie me vajzën që u bë mollë sherri.

E motra e çobanit deklaroi se kjo është e pabesueshme dhe s’mund të ketë pasur kurrë një romancë mes vëllait të saj dhe 18-vjeçares.

Ndërsa, kunati i Bleti Angjos tha se ai është përdorur nga dy kushërinjtë për vrasjen e të riut.

Valbona, motra e Bleti Angjos: Është e pabesueshme kjo ngjarje. Vëllai im ishte çoban atje, e merrja çdo ditë në telefon. Dëgjoheshin dhe këmborët e bagëtive. Telefonata e fundit ishte atë ditë që e kishin arrestuar. Nuk besoj se kanë pasur lidhje dashurore. E mohoj kategorikisht, nuk është e besueshme.

Kunati i Bleti Angjos: Që mund ta ketë njohur çoban po, por jo që ka pasur një lidhje me të. Nuk e besoj.

Pse ka shkuar në fshatin e viktimës?

Kunati i Bleti Angjos: Makina është e Valterit, jo e kunatit tim. Se di çfarë ka ndodhur atë natë. Nuk e njihte viktimën, absolutisht. Nuk e dimë se çfarë ka thënë në prokurori. Është e pabesueshme.

Bledi është analfabet, s’di as të shkruajë dhe as të lexojë. Mund të jetë përdorur nga dy kushërinjtë në këtë situatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu