Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në konferencën e përjvashme për mediat.
Ai ka folur në lidhje me hetimet për dosjen e Inceneratorëve, nisur dhe nga vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e SPAK, për arrestimin e Arben Ahmetajt. Berisha ka hedhur akuza të forta, duke thënë se pas aferës së inceneratorëve qëndron kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri.
Berisha po ashtu paralajmëroi protesta, teksa tha se do u bëjë thirrje qytetarëve për të larguar qeverinë.
“Rama vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit. Nëse ju studioni, kontratën e djegësve të Elbasanit, jeta e sipërmarrjes në duart e privatit është 7 vite pastaj ajo e tëra bëhet pronë publike e bashkisë. Po çfarë bën bosi i sipërmarrjes, bashkë me Gjiknurin, firmosin një kontratë me kompaninë që administronte djegësit e Elbasanit. Sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit energji. Një nga faktet se kemi të bëjmë me një ndërmarrje është se Gugallja, Mërtiri e Zoto dalin në skenë edhe në djegësin e Tiranës, por në të, kreut të aferës, i shtohet Erion Veliaj. Rama hyn në gines si hajdut i djegësit të Tiranës.
Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë me protesta. Kjo është aferë e tmerrshme. Do bëhen negociata me opozitën por kjo nuk mund të kapërcehet.”- thotë Berisha.