S’ka ‘tym të bardhë’ në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu dështon sërish!

0

Ka dështuar për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e muajit shkurt.

Albulena Haxhiu, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme prej 61 votash në Parlament, për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u la në 1 maj të këtij viti. Mbetet për t’u parë nëse Kurti do të sigurojë votat e nevojshme në këtë datë, për zgjedhjen e Haxhiut në krye të Kuvendit.