Skaf për të pastruar HEC-in e Fierzës! ‘Niku’ i Ndraghetës fiton tenderin e KESH

0

TIRANË– Rikthehet hija e “Ndragheta-s”! Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur një tender për blerjen e një mjeti lundrues (skaf) për ta përdorur në Fierzë. Bazuar në garën, Dosja.al ka mësuar se mjeti lundrues do të përdoren për të akumuluar mbetjet urbane në HEC-in e Fierzës, e për të ishte vendosur një fond limit prej 30 milion lekësh. Në garë kanë marrë pjesë dy kompani, “Naim 2020” dhe “GTS”, për t’u fituar nga kjo e fundit.

Kompania e “GTS”, me administrator Besnik Halili, fitoi garën me ofertën prej 29.4 milionë lekësh, duke skualifikuar kompaninë tjetër. Sipas “Open Procurement Albania”, kompania “Naim 2020” humbi për shkak se nuk kishte parashikuar asnjë periudhe garancie, ndërsa mungonte edhe emri i servisit.

Kështu që tenderi u fitua nga “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” sh.p.k, një kompani që nuk ka lidhje me skafet, madje ka qenë në vorbullën e syrit mediatik së fundmi.

Përveç faktit se “GTS” është e njohur për prodhimin dhe tregtimin e gazeve medikale, administratori njihet ndryshe si “Niku” i përgjimeve të Ndrangheta. Pak kohë më parë, një hetim i Anti-Mafias së Katanzaros në Itali zbuloi disa komunikime të një personazhi të lidhur me mafian, Andrea Gallo, ku diskutonte me bashkëpunëtorët e tij për një “Nik” shqiptar që ka lidhje të forta në qeveri dhe që mund t’u siguronte kontaktet për t’u përfshirë në biznesin e ndërtimit.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove dhe i përmendur në përgjime ishte dhe biznesmeni Besnik Halili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu