TIRANË– Firma e ndërtimit “Salillari” është shkaktarja kryesore e krimit mjedisor që po ndodh në fshatin Ibë. Ky skandal po ndodh nën syrin e policisë dhe inspektorëve të mjedsit në dritën me diell. Firma e ndërtimit “Salillari” ngarkon inerte në kantierin e saj të ndërtimit dhe me makina që nuk ndalen në asnjë moment, I shkarkon ato në Fshatin Ibë. Inertet që shikoni në video i përkasin kantierit pranë Liqenit të Thatë në Selitë (kopshtit zoologjik) njohur ndryshe si Farka.
Megjithëse kjo vepër penale e ndotjes së ambientit dënohet nga kodi Penal 2 deri në 10 vjet, deri tani kjo kompani ka mbetur e paprekshme. Ky skandal i dokumentuar me video është nje thirrje për organet e rendit, të cilat në këtë rast duket se janë bërë pale me këtë krim mjedisor të pandërshkuar. Nëse nuk veprohet “Salillari” do e kthejë shumë shpejt fshatin Ibë në një mal me plehra, i cili do mbulojë jo vetëm natyrën, por dhe banorët që kanë mbetur pa mbrojtje.