SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

0

Njuma e konsideron një krim djegien e bimësisë së këtij ishulli.
Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i përpirë nga flakët. Në një postim në Facebook, Njuma e konsideron një krim djegien e bimësisë së këtij ishulli.

“Krim, zjarri po shkrumbon Sazanin,”- shkruan Njuma.

Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.