Skandal në arenën ndërkombëtare. Programi ‘Pegasus” dyshohet se ka përgjuar 14 lider botërorë, mes tyre edhe Macron

0

Përgjimet e programit ‘Pegasus‘ kanë përfshirë plot 14 udhëheqës botërorë mes të cilëve është edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri palestinez Imran Khan. The Guardian raporton se nën përgjim nga “Pegasus” janë edhe shefa ushtrie apo politikanë nga 34 vende të botës. Mjafton që secili përdorues i Android ose IOS të klikojë një link që i shfaqet në celular, dhe automatikisht bie pre e përgjimeve nga ‘Pegasus’. I zhvilluar nga firma izraelite “NSO Group”, e njohur edhe si “Q Cyber ​​Technologies”, ky program mund të përdoret për regjistrimin e telefonatave, kopjimin apo dërgimin e mesazheve, regjistrimin përmes kameras së telefonit.

Figurat politike që shfaqen në listë janë:

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili duket se është zgjedhur nga Ruanda në 2019.

Emmanuel Macron, presidenti francez, i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në vitin 2019. Një zyrtar i Élysée tha: Nëse kjo provohet, është qartësisht shumë serioze. Duhet të hidhet dritë mbi këto zbulime mediatike.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili gjithashtu duket se ka qenë me interes për Marokun në 2019.

Saad Hariri, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Libanit javën e kaluar dhe duket se ishte zgjedhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 2018 dhe 2019.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në 2019, kur ishte kryeministër i Belgjikës.

Mbreti Mohamed VI i Marokut, i cili u zgjodh si një person me interes në 2019, me sa duket nga forcat e sigurisë në vendin e tij.

Saadeddine Othmani, kryeministri i Marokut, i cili gjithashtu u zgjodh si një person me interes në 2018 dhe 2019, përsëri ndoshta nga elementë brenda vendit të tij.

Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, i cili u zgjodh si një person me interes nga India në 2019.

Felipe Calderón i Meksikës , ish-presidenti. Numri i tij u zgjodh në 2016 dhe 2017 nga ajo që besohet të ketë qenë një klient meksikan gjatë një periudhe kur gruaja e tij, Margarita Zavala po kandidonte për punën më të lartë politike të vendit.

Robert Malley, një diplomat i vjetër amerikan i cili ishte kryenegociatori në marrëveshjen SHBA-Iran dhe i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në 2019. NSO ka thënë se klientët e qeverisë së saj janë të ndaluar të vendosin softuerin e saj kundër numrave të SH.B.A. sepse është bërë “teknikisht e pamundur”.

Pak ditë më parë, falë një bashkëpunimi të gazetarëve nga disa medie prestigjoze në botë, u publikua skandali se përmes programit Pegasus survejohen mijëra njerëz në mbarë botën, përfshi gazetarë, politikanë dhe aktivistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here